Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Vjeshta e vonë e malli i vjetër
—————————————-
Vjeshta e vonë me gjethe përtokë,si flokë të shprishura.
Ngritë ndjenjën e mallit të moçëm, të atdheut nga larg.
E kujtimet për të dashurit,i zverdhon si rrobat e palara.
Pikëllimi nëpër mendje,kalon si pllakë e grithur gramafoni.
Në arkën e moçme të Nanës, ende era e ftonjve është më e mira.
Ku mes këmishës së vekut, ruan kujtimin si pikëllim dashurie.
Misërishtja sikur relikt i dikurshëm, tashmë shëron tensionin e lartë.
E dhembja e vjeshtës së vonë, është si gjethet e mollës vjeshtore.
Edhe të kalosh Pashtrikun këmbë ,me kujtesën e tri dekadave.
Të vranë kujtimi për aq shumë dashuri, që kishin për atdheun.
Ata të pavdekshmit, që emrin ia dhanë atdheut si trofe përjetësie.
Saherë kujtojë Dervish Shaqën, me ‘’Kur ta ktheva Kosovë shpinën…’’
I them miqve matni Pashtrikun dhe Pikëllimën si kujtim vjeshte
Por, mos harroni se Alpet çdo ditë masin dergjen e kurbetit…
Që rëndon ankthin e kombit,ku në tokën e tulipanëve
Dhembja vazhdon të rri si shpata e Domekleut mbi lirinë
/QendraPress/