Sot në QKMF Prizren, në Kabinetin e Rentgenit, u realizuan , mamografi dhe EHO të gjirit për pjesëtaret e FSK-së në Prizren.

                     Në kuadër të muajit Rozë sot, në QKMF Prizren, në Kabinetin e Rentgenit, u realizuan kontrolle shëndetësore me mamografi dhe EHO të gjirit për pjesëtaret e FSK-së në Prizren. Kjo veprimtari ka për qëllim parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin ndaj shëndetit të gjirit, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Falënderojmë pjesëtarët e FSK-së për bashkëpunimin, si dhe stafin shëndetësor të QKMF-së për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, thuhet në njoftimin e përbashkët të lëshuar nga  QKMF dhe  pjestarët e  FSK-së