Kurti do të takojë sot kryetarët e komunave
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, njofton se sot do të mbahet takim i radhës i përbashkët i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ndërtesën e qeverisë.“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe Kryetarët e Komunave. Takimi do të mbahet ditën e Hënë, me datë 02.10.2023, duke filluar nga ora 10:00 tek Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.