E mërkura poetike me poeten;-Meri MEZINI
“DASHURIA ESHTE E LIRE.”
=========================
Doja hënës ti çoja fjalë,
mos je fshehur ti mes reve,
kam shumë ditë që s’të kam parë,
ku të gjej, pas teje tretem.
Hëna m’tha ti s’je mes reve
diku tjeter do ketë shkuar,
shikimi nga lotët erret.
më thuaj që ka mbaruar..
Më thuaj ku je fshehur,
të më thuash lamtumirë,
nuk do vdes, po ke tjeter.
dashuria është e lirë.
Sa do fshihesh si hajduti,
burri ka dhe trimëri,
thotë gabova në k’të lidhje,
nuk vazhdoj është burrëri .
Ndoshta me fjalë s’do të uroja,
do ta jepja me pohim,
do pranoja të vërtetën,
dashuria s’është mëshirë.
/www.qendrapress.com/