U përurua Qendra për Mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve të cenueshëm në Nashec
Sot në Nashec, janë bërë bashkë kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,,z. Tomas Szunzog përfaqësues special i BE-së, Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë. zonja Nona Zicherman, kryesuese UNICEF-it në Kosovë , Pajtim Zeqiri përfaqësues i Fondacionit Terre des Homes Lusane në Kosovë, si dhe nga drejtoritë e Mirëqenjes dhe Punës dhe nga DKA-ja për të përurar objektet e ish pushimores së Nashec e cila tashmë dhe të jetë në shërbim për fëmijët në nevojë është gati për të funksionuar,.Lidhur me këtë përurim të sotëm i pari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj tha se kjo qendër e bukur ishte boshatisur tash e 15 vite dhe falë donatorëve ndërkombëtare dhe vete komunës së Prizrenit tashmë kemi adaptuar këto objekte për fëmijët me nevojë që të sistemohen këtu e të gjejnë një qetësi .
Kurse i ngarkuari i Ambasadës japoneze në Kosovë z. Keisuke Yamaka , duke folur për takimin sotme për qendrën ditore për fëmijë tha se kam kënaqësinë që qendra synon të sigurojë mbrojtje dhe qasje në arsim për fëmijët në nevojë. Vlerësojë komunën e Prizrenit dhe Fondacionin Terre des Hommes në Kosovë për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe vazhdojë në situatë rruge dhe familjet e tyre.
Kurse zonja Nona Zicherman kryesuesja e UNICEFIT më këtë rast ka shpjeguar se kjo iniciativë. Kurse Pajtim Zeqiri me këtë rast ka njoftuar për formën e punës që do të bëhet në këtë qendër për fëmijët më nevojë, duke dhenë edhe njoftimin se si ka ardhur deri në këtë ditë kjo qendër.Qendra e Nashecit tashmë me kushte shumë të mira do të jetë një shtrehë që do të gjejnë strehim fëmijët me nevojë. Sot në këtë përurim morën pjesë shumë prindër si dhe drejtoresha e Qendrës Kumrije Krasniqi si dhe përfaqësues të disa shkollave të Prizrenit