Hisen Berisha: Ndërmjetësit e BE-së do të vijnë me mesazh të qartë për Kosovën, ai mesazh nuk do të jetë i mirë
Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se ndërmjetësit e BE-së do të vijnë me mesazh të qartë për Kosovën.
Berisha ka thënë se ai mesazh nuk do të jetë i mirë për Kosovën, dhe e tëra kjo po ndodh për shkak të kursit politik të gabuar të Kurtit.
“Unë besoj se ndërmjetësit e BE do të vijnë me mesazh të qartë për Kosovën! Mjerisht ai mesazh nuk do të jetë i mirë për Kosovën. E tëra kjo po ndodh për shkak të kursit politik të gabur të Kryeministrit Kurti, i cili me marrëveshjet e Brukselit alias Planin franko-gjerman dhe Aneksin e Ohrit, e rrezikoi funksionalitetin dhe sovranitetin e vendit dhe tani e ka sjellur Kosovën edhe veten në një pozitë të pafavorshme dhe që e detyron zbatimin e atyre marrëveshjeve. Kurse, mos zbatimi i tyre do jet ndeshkim për Kosovën“, tha Berisha për Gazeta Blic. Berisha tha se përfaqësuesit diplomatik perëndimor kanë paralajmëruar një kurs të ri veprimi në raport me dialogun dhe palët e obliguara, për faktin se tani nuk ecim dot tutje sipas planit franko-gjerman.
“Përfaqësia diplomatike përendimore, ka paralajmëruar një kurs të ri veprimi në raport me dialogun dhe palët e obliguara, për faktin se, tani nuk ecim dot tutje sipas planit franko-gjerman. BE-ja si diplomaci ndërmjetësuese por edhe zyra e Presidentit Biden, janë te dështuar në ketë proces nga viti 2020! Thjeshtë priten koncepte të reja, pas të cilave njerëzimi do vrapoj me shpresën, athua se do bëhet mirë”, shtoi ai,
Deputeti thotë se finalja e bisedimeve Kosovë-Serbi, rezultoi me vrasjen e oficerit të Policisë, ku askush nuk u arrestua apo shkoi në burg.
“Finalja e bisedimeve Kosovë – Serbi, rezultoj me vrasjen e Oficerit të Policisë dhe askush i arrestuar apo në burg. Secili krekoset e lavderohet për veti, ndërkohë që Kosova zhytet në fundosje ekonomike, krim, e sanksione ndërkombëtare. Prandaj, duhet ndalur me çdo kusht ky mashtrim”, u shpreh ai.