Prizreni hap konsultimin publik për planin kundër braktisjes dhe mosregjistrimit në shkolla

Komuna e Prizrenit ka hapur konsultimin publik për Projekt-Planin e Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkollë për periudhën 2026–2028.
Konsultimi publik do të zhvillohet nga 5 deri më 20 tetor 2026, ndërsa takimi me qytetarë do të mbahet më 13 tetor, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e “Shtëpisë së Bardhë”.Qytetarët mund të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 20 tetor, në orën 10:00, përmes adresave elektronike të përcaktuara nga Komuna, si dhe në formë fizike në adresën e Shtëpisë së Bardhë, në rrugën “Adem Jashari” nr. 275.
Projekt-Plani dhe dokumentet përcjellëse janë në dispozicion në uebfaqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, në Platformën për Konsultime Publike dhe në faqen zyrtare të Komunës në Facebook.Komuna fton qytetarët dhe palët e interesuara që të marrin pjesë në konsultim dhe të kontribuojnë me komente e sugjerime për dokumentin