Policia arreston 3 persona në një operacion për fajdexhinjtë – konfiskohen 5 vetura, 3 telefona, një laptop e disa dokumente

Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda gjatë kontrollit në 5 lokacione sot ka arrestuar tre persona të dyshuar në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, shkruan Reporteri.net.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre janë konfiskuar 5 vetura, 3 telefona celularë, një laptop dhe dy usb e disa dokumente të shkruara me dorë.

Të njëjtit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:

Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot me datën 24.10.2023, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre (3), persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

– Pesë (5) vetura,
– Tre (3) telefona celular,
– Një (1) llap top,
– Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.