Ka ndërruar jetë veprimtari i palodhur e idealisti i Kosovës Xhemil Luma
Me pikëllim të madh ndahet lajmi se ka ndërruar jetë veprimtari i palodhur e idealisti i Kosovës Xhemil Luma. Xhemil Luma ishte një idealist i palodhur i çështjes atdhetare për Republikën e Kosovës, duke u angazhuar që para lufte,e pastaj përkrahës i madh i UÇK-së , për të pasuar me angazhim e ideale të mëdha për ringritjen dhe ndërtimin e Republikës së Kosovës. Ai do të mbahet gjatë ndër mend si një veprimtar e idealist i Kosovës, puna dhe vepra e tij ishin dhe do të mbeten si një udhërrëfim për brezat e së ardhmes. Ai ka ndërruar jete , por kujtimi për të do të jetë i paharruar/www.qendrapress.com/