Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagave
Kuvendi Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës.
Në seancën e sotme pritet të mbahet një debat parlamentar.
Ky debat parlamentar do të mbahet lidhur me koeficientin e pagave.
Sipas njoftimit nga zyra e Kuvendit të Kosovës, debati parlamentar lidhur me koeficientin e pagave do të mbahet në ora 12:00.
Ky debat parlamentar është iniciuar nga ana e opozitës.
Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe hyri në fuqi më 5 shkurt të këtij vitit.
Ligji, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk e kishte të përfshirë vlerën e koeficientit, e cila përcakton një tavan deri ku mund të paguhet një punonjës i shtetit. Ai u përcaktua mbi një muaj më vonë nga Qeveria e Kosovës.
Vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik për vitin 2023 është 105 euro.
Kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe nga janari i vitit tjetër do të jetë 110 euro. /Reporteri.net/