Tahiri, PDK: Kosovës i duhet një Qeveri e re, një që e nxjerr vendin nga sanksionet

                            Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar pushtetin për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për rritjen e koeficientit të pagave, shkruan Reporteri.net.Deputeti i PDK-së tha se është e pamundur të bashkëpunohet me këtë qeveri që të mashtrojnë, që thonë se do marrin pjesë në seancë, e në fund ikin.“Me ikë prej kësaj seancë, është me ikë prej një përgjegjësie të madhe. Nuk mundemi me bashkëpunu me ta. Nuk arrinë me gjetë një gjuhë të përbashkët me ta”, tha Tahiri.Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e re e që e nxjerr vendin prej sanksioneve, ndërsa shtoi se është gabim që atyre t’u votohen marrëveshjet ndërkombëtare“Vendit i duhet një qeveri e re, një qeveri e cila e nxjerr vendin prej sanksioneve. Një mazhorancë që e lëshojnë seancën. Është e pamundshme me bashkëpunu me ta. Është gabim me ja votu këtyre marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.“Çdo bashkëpunim që ne ua ofrojmë është e kotë. Sot ky koeficient me të cilin paguhen mësuesi, mjeku, ushtari, policët janë të pamjaftueshme. Njerëzit janë duke pa çdo mundësi me ikë nga Kosova”, tha ai./Reporteri.net/