Sot për herë të parë në histori, mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura që janë në pronësi të shtetit të Kosovës.

                           Që nga arritja në Kosovë në korrik të këtij viti, sot për herë të parë mbi Gjakovë ka fluturuar droni Bayraktar.Pamjet i ka postuar qytetari Ngadhnjim Haxhosaj në profilin e tij në Facebook.Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë dhe të njëjtët janë dëshmuar shumë efikas në luftën e Ukrainës dhe luftën Azerbaixhan-Armeni. Kujtojmë, që nga viti 1999 kur ka përfunduar lufta, hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon NATO. Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.