MALLI.

Një kafe dua te pi tani .

Jo “vetëm po me miq dhe shok’

Te mblidhemi një here bashke.

Bëjmë dhe një dore muhabet.

Një kafe dua more shoke amani.

Un të këndojë ju iso te me mbani.

Dua te këndoj se zemra me plasi

Nga malli nga ky i shkret marazi..

N”gela vetëm me besoni.

U tha buza për një fjale .

Se nuk kam njeri ne mëhallë..

Ikën te gjithë e vetëm me lanë .

Ikën te gjithë ikën larg ne kurbet

U ndamë për se gjalli ngelem si qyqare.

Zemra na është copëtuar e shpirti i vrare

Malli na dogji për ju o miq te rralle.

Me një gode raki dua te beje gëzuar.

Për ju shoke e miq te pa harruar.

Ne oda ju pres për te me uruar.

Valles tia hedhim një here si dikur.

Mallin dua te shuaj me ju o miqtë e mi.

Lotin nga sytë ta kthej ne një buzëqeshje

Te mblidhemi me meze tavolina shtruar.

Godat te trokasim te gjithë bashke gëzuar .

Bona Shehu ( TETOR 2023)

/www.qendrapress.com/