Deklaratat  skandaloze a kërkojnë  trajtim serioz  si kjo e Ministrit Aliu:?!-Shkruan Gjeneral  Hisen Berisha

Jemi dëshmitar se Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë.’’ Pa dashur ta shkëpusin në asnjë lloj kontesti deklarata e ministrit Aliu, heshtjen mitike të  kryeministrit Albin Kurti, kjo padyshim se jep  për të  kuptuar se  atyre as që u dhemb e as që e kanë aq shumë hall  Kosovën e fituar ndër  beteja me gjak. Por, na jemi  të  ju riujtojmë, e të ju rikujtojmë saherë ka nevojë se  këtë shtet Republikën e  Kosovës  e  fitu dhe ndërtuar UÇK-ja . Dhe  na lejo të them se ky shtet do të jetojë sa të ketë diell mbi këtë tokë. Sepse më duhet të  them se ju  mendoni se Serbia  apo Rusia e kanë  leju Republikën e Kosovës , por  jo vetëm të rikujtoni historinë lavdishme të shqiptarëve , të  rënët e Atdheut  që nga  koha e Hasan Prishtinës e këtij deri tek dëshmori i fundit që  ka ra për  Kosovën do të  trishtoheni edhe në ëndrra . Prandaj, ai gjak i derdhur  është dhënë për  Kosovën Republikë, Duhet  të shkruhen edhe shumë histori të lavdishme të burrave  e grave të kësaj toke,e të mendohet se ‘’Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë.’ Kjo deklaratë  skandaloze  duhet të  këtë ndëshkim ose, dorëheqje morale  të  ministrit  ose  edhe  gjithë kësaj qeverie ,derisa  kryeministri nuk e  komenton./www.qendrapress.com/