Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Myrsel SOPAJ
VJEN NJË DITË
—————————-
Vjen një dite, e te duket
Se je ne stinën e fundit
Ato qe ke korrur i mban ne grusht
Ato qe te kane ikur jane pa fund !
Ditët, muajt ,vitet,kohen
I mat ne peshore
Ato qe kane shkuar,te dhimbshme
Ato qe pret,flluska bore !
Vjen një dite e te duket
Jeta,qiri ne te sosur
E ardhmja,një flutur e lehte
E shkuara,beteje e vulosur
T’a ndash kohen,si me thike
S’është e thjeshte e kupton
Një mbes a nip sa vjen ne jete
Çdo gjë përbrenda t’a ndryshon
Çdo gjë për brenda ta ndryshon
Nga sytë e vegjël,nuk del dot
Pyet veten , e s’e kupton –
Se si aty rri tete një bote
S’qenka jeta veç e përkohshme
Një dhuratë qe duhet kthyer
Por stafet përplot me lule
Neper breza e pertrire !
Hagen 3 dhjetor ’23
/www.qendrapress.com/