NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë sot protestojnë para qeverisë
Njësiti special intervenues i njohur si FIT sot do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë. Shkaqet do të jenë të njëjtat sikurse në protestat e muajit të kaluar.Lidhur me protestën e NjSI, Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar të enjten e 30 nëntorit.Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, përveç Njësisë Speciale Intervenuese (ish-FIT) thuhet se protestës do t’i bashkohen edhe njësi të tjera elitare/speciale të policisë së Kosovës. Protestës pritet t’i bashkohen edhe policët specialë që janë në veri të Mitrovicës.