Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE
VJESHTË MAGJIKE
————————————
Kur hëna shuhet mbi gjethe mështekne,
E vetmia bashkë me dhimbjen ulërin.
Era fëshfërin me zë të çjerrë, trokitur portës së Samahanit( nata e tmershme Hollowen)
Zgjuar nga magji fantazmash, me fenerë kungujsh nënë derë.
Zjarr shpirtrash, çelin trëndafile të egër.
Natë e zjarrit, për satanain bëhet ferr.
Kodrinat shtruar janë në ar dhe rrugët tutje tëhu, shtruar.
Gjethe të kuqe shkelin sy mbi një stol,
Për dashuri që ikin e vijnë si krua.
Nën hije pishe aromë rrëshirë, përzier me parfumin tënd,
Fllad i çastit freskon mendime, shalli yt ngrohtë gjoksin më mban.
Kur gjethe të bronxëta shkëputen degësh
Se di pse melankoluar, ndihem fajtor, pa qenë në faj.
Nuk mundem të të humb për shumë shkaqe.
Nuk mundem të të harroj vetvetja ime.
Në një stinë të re pres përsëri,
Prag Krishtlindjesh a Vit të ri,
Me kristale borë xhamit trokit,
I vetmi shkak,..shpëtim shpirti.
Brixhilda Dede @=2023
/www.qendrapress.com/