Fryma poetike e së dielës  me  poeten; Valbona KOLAVERI

JAM GRUA———————–Jam grua,E derdhun në mijëraForma dashnish,E ndryshmeNga një tjetër dashniGrua,E ethshme për tu dashtë,Ashtu siç na vetëDimë të duam turpshëm,Molisem në dashniGjer në ashtë,Kredhur në tëPërhumbem unshëm,Mjerisht kacafytyn në grykëMe vetenTu dashtë me shpirt,Der në gërhimë të vdekjes,Jam gruaDetit ia dhashëDashninë e parë,Se ish më i bukuri dashnorQë të lante çdo mëkat,Ia mora kripën Për lotët që do derdhja për tëMë pas,Në s’do të më doninAshtuTurpshëm si unë,Dashnitë s’kanë limite matematikeQë shuajnë zjarr,Jam grua,Kam nevojë me u dashtëE të dashuroj pafund./www.Qendra Press.com/