Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në “Punëtorinë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes qasjes së integruar
Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në “Punëtorinë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes qasjes së integruar dhe bashkëpunimit ndër-institucional”, që është nismë e përbashkët e OSBE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi i masave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes qasjes së integruar dhe bashkëpunimit ndër-institucional si dhe diskutimi i nevojës së trajtimit adekuat të trashëgimisë kulturore përmes procesit të planifikimit hapësinor, zbatimit të projekteve të restaurimit e konservimit dhe masave ligjore për ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje.