PDK-ja dhe AAK-ja do ta bojkotojnë adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do ta bojkotojnë sot adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, konfirmojnë burime të Gazetës Online Reporteri.net.Një burim brenda PDK-së, tha për Reporteri.net se Osmani ka pasur në vazhdimësi qasje “mosunifikuese”.“Është e vërtetë dhe arsyeja e mospjesëmarrjes së deputetëve të PDK-së në fjalimin vjetor të presidentes Osmani është se ajo nuk është treguar presidente e unifikimit të institucioneve dhe popullit siç e parasheh Kushtetuta, por ka vazhduar t’i shërbej vetëm interesave të kryeministrit Albin Kurti duke heshtur në vazhdimësi ndaj shkeljeve kushtetuese dhe padrejtësive që po u bëhen qytetarëve”, tha ky burim.Edhe nga AAK-ja thanë për Reporteri.net se deputetët e kësaj partie do ta bojkotojnë fjalimin e presidentes.Edhe në vitin 2022, PDK-ja e AAK-ja ia kishin bojkotuar Osmanit adresimin në Kuvend.Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vitSeanca ku do të adresohet Vjosa Osmani nisë në orën 11:00./Reporteri.net