Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

                Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e të riut 18-vjeçar, Lulzim Zejnullahu, janë vendosur në paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.Vendimi për A.A dhe E.K., u konfirmua nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.Pas vendimit, të akuzuarit janë dërguar menjëherë në mbajtje. Detajet mbi rrethanat e incidentit vazhdojnë të hulumtohen, por nga raportet e deritanishme dihet se Lulzim Zejnullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Zejnullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën.