Ministri gjerman i mbrojtjes sot në Kosovë, takohet me Kurtin, Osmanin e Maqedoncin

                 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Takimi mbahet në ora 10:00.

Pas takimit, Osmani dhe Pistorius do të mbajnë konferencë për medie.

Pas Osmanit, ministri gjerman do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në ora 12:30.

Dhe më pas, në ora 13:30 pritet nga ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci.