Historia mund të përsëritet por jo të rishkruhet! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës.
Sot, më 17 shkurt 2024, edhe njëherë u mohua dhe u tentua të falsifikohet historia nga qeveria aktuale. Në foltorën e Kuvendit, edhe në mediumin publik RTK, e një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare mosmirënjohëse e dëshmon rrugëtimin e shtrembëruar të institucioneve. Anatemimi i figurës së Presidentit Thaçi dhe minimizimi i rolit, si figurë qendrore e pavarësisë së Kosovës, sa është i turpshëm, është edhe i tmerrshëm për të ardhmen e vendit tonë. Tendencat që paraqesin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si diçka të ardhur prej qiellit dhe dhuratë e bashkësisë ndërkombëtare, janë aq të pavërteta sa edhe të rrezikshme për kombin. Minimizimi i rolit qendror të Presidentit Thaçi është në funksion të këtij qëllimi. Me gjithë përkushtimin, vizionin dhe dëshirën e presidentit Rugova për liri, pavarsi e shtet, pa veprimin, përkushtimin, diplomacinë dhe trimërinë e Presidentit Thaçi, nuk do të kishim arritur deri te pavarësia. Të mohosh presidentin Thaçi, njeriun që udhëhoqi krejt proceset e shtetformimit dhe shtetndërtimit, është turp dhe çmenduri. Kjo çmenduri mund të përshkruhet vetëm në romanet e Orwellit dhe në shtetin tonë të udhëhequr nga Qeveria aktuale e Albin Kurtit. Kjo është kultura e mjerimit, me të cilën po helmohet rinia e Kosovës!/www.QendraPress.com/