Çaste poetike me poeten:Drita FEJZA

ARIA

——————

Aria ime e vogël, ti se njeh ende historinë,

udhëtim i panjohur, për ty, të vesh krenari

Aria ime e vogël, s’kupton dot, s’të vë faj,

çdo ditë gjyshja do ti shfletoj faqet e saj

Kur të shfletoj historinë, faqen e parë

Ti do të kesh mësuar germat në abetare

Aq e egër dhe po, aq e lavdishme,

Hynjishëm do ta ndjesh frymën shqiptare

Do të shohësh në sytë e mi lotë dhe krenari

Do ti numërojmë së bashku shekujt me lavdi

S’do të mjaftojnë gishtërinjtë e tu të vegjël e të butë

ku këndohet sot kënga e Adem Jasharit aty ku u bë luftë

N’tokën ku kthimi i Skenderbeut vulosi historinë

Atje kemi gjysmën tonë më të bukur, vëllazërinë

Ti je e vogël Aria ime, s’dua ta prishë fëmijërinë,

Është herët të tregoj për Luftën, të rritë para kohe ta prishë lumturin

Fli Aria ime, fli, ëndrra e shijo fëmijërinë

dhe kur të rritesh Aria bëhu e madhe

Mendo gjithmonë për historinë tonë

Përmes brezash si ti Aria ime, Atdheu ynë rron

/ëëë.QendraPress.com/