Kurti takohet me humanistin Halil Kastrati, diskutojnë për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë

                   Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim humanistin, Halil Kastrati, ku kanë diskutuar për angazhimin në projekte në ndihmë të familjeve në nevojë, shkruan Mitropol. Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar.Ndërkaq, Kastrati përmes një postimi ka falënderuar Kurtin për këtë takim.“Në takim e njoftuam Kryeminstrin rreth projekteve tona për këtë vit si dhe gadishmërin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi te qytetarëve.”, ka shkruar Kastrati.