Çaste poetike me poeten;Korça BIBJANA
O njerëz..
——————-
Oh sa strehëza ruan kjo mendja ime
Sa eksploro duhen,
për të zbuluar “reliket” çmëndurore?
Dryni ndryshket,
enigma bluhet nga nofulla mokre.
Dhimbje të pathëna
plazmojnë plagët në torturë..
Sa vlen mësimi për paqen!?
Vetëm kur shoh
sy’pëllumbash e turtulleshe, nis
të përmendem
Lumë dhimbjesh…ikin nëpër lumë
A duhet t’i them të pathënat,
apo ti lë jetime,t’i përtypi uria e vjeshtës
O syri hënës që ikën lodhur;
kush mbjell e lë pakorrur kaq frikë..?
Marsi buis nga çeljet..,
korja e tokës plasaritet nga lulëria…,
rrezet diellore ringjallin të”burgosurat”,
pastaj rinisin vallëzimin..
Si vesë e argjende
shkrin pikëllimi nënqeshjes sime
Velur frymë…rinis të bukurshkruaj
gjërat e lëna pěrgjysëm..
O njerëz,o miq zemre,
ç’burgosni brengat e “pafajshme.!?”
/www.QendraPress.com/