Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Ragip GJOSHI
ELEGJI PËR QENIN E STANIT
1.
Mbi kreshtet plisbardha
Dhe mbi Bjeshkët e Nemuna
Nëpër errësirë, i doli nami një qeni
I doli zëri se ka guxim ta kafshoi ujkun!
Erdhi një ditë e re – këngë e re
Qeni vijonte që të leh egër
Qeni që leh,thonë nuk të han
Leh derisa i çirret zëri,
Thotë se do të sulet i tëri
Qeni po kerkon shokë
Më mirë një qen mik
Se sa një mik qen…
Një qen dikur shumë leshtor
Kruhet se ka nis t’i bie qimja
E kafshon gjithë trupin e tij
Ka frikë se do ta gjuajnë me gurë
Ai kafshon zgjebën dhe vetëvetën…
Thonë se,qeni keq ha qençe
Ai jeton qençe,qenërisht
Kafshon qençe e punon qençe.
Sillet qençe e kafshon dhe çobanin…!
2.
Këmishë të re po vesh pranvera
Shumëngjyrëshe, metaforë stine
Qeni i stanit vërdallët në udhëkryq
Natën, struket sikur do pushkatohet
I shqetësuar endet se do të vdes urie
Në një kodër të Kryeqytetit tim…
Qeni i stanit duket është tërbuar
Qeni i bariut s’bëhet qen kufiri
Qeni kotet,herë leh ,angullin,e kuit
Qeni deshiroi ta kafshoi ujkun
Por thellë në vete u bë pishmaxhi…
Lidhëni qenin nese do qen shtëpie
Le të bëjë jetë qeni e gjumë qeni
Le të han gjellë qensh …
Dhimshëm kuis qeni në oborr
Përdredhë bishtin n’hije stani
Kujton shkarravitjet e përgjakura.
Maleve ka nisë me shpërthy mugulli
Një qen qyqar mjereshëm leh koti
Ujku e qortoi qenin për ulurimë kobi
Lehja koti, thonë ndjellë fatkeqësi
Ky qen i biri qenit duket se është kastruar!
Qeni që dëshironte të dukej si ujk
Besonte se kudra,s’bën qen si ai
E dikush i tha qen bir qeni,bijë kurve…
Qeni, është zbutur, më i buti ndër shokë
Me një (pa)fytyrë, normal, prej qeni
Ai pati nisur të kafshon tinëz,qençe…
Me bisht nën këmbë iku,u struk
Në një fllad të premtimeve qesharake
3.
Rrëmujë e madhe këtë fillimstine
Duket e lidhën me zinxhir
Se ai u fut,në gojë të ujkut
E pyeten ujkun a ke frikë nga qeni
S’kam frikë,por se duroj dot kur leh!
Qeni duhet ta ruaj stanin e vathën
Qeni duhet të leh veç atje ku ha
Dridhet qeni fort, dridhet shumë
Nuk dijë ka të ftohtët apo nga frika
I thonë qen i pabesë,qenit të qenit
Qenit tregoji dikush shkopin…
S’ka stan pa qen
Por jo qen të rrahur
As qen që ndjellë kob
As qen me dhëmbë të thyer
As qen rrugësh …
Drenicë, më 20 mars 2024
/www.QendraPress.com/