Në Arbanë të Prizrenit me pietet nesër përkujtohet 25 Vjetori i rënies heroike të ; Nebih,Ymer dhe Enver Buqa, dëshmor të kombit.
Nesër, mbushen plotë 25 vite që me pitet e respekt në lagjen“Arbana” do të përkujtohen Nebih e Ymer Buqa, të cilët tani e 25 vjet me parë që ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për idealin e lirisë idealin më të lartë atdhetarë., Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, Guximi trimëria ishin frymëzim dhe i vetmi synim për ata që u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të vetëdijshëm se liria po agonte e andaj ata vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre që sot 25 vite nga flijimi i tyre të përkujtohen si një kujtim krenarie dhe dhembje bashke. Përderisa nesër me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare do të përkujtohet dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e UÇK-së u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, Enveri u bë ushtar lirie sepse në shpirt e në ndjenë ai ishte brumosur më atdhedashuri. Familja Buqa i dha Kosovës tre burra e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që për atdhe dhe për lirinë e Kosovës nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri ishte ushtar i dalluar i shumë betejave të një pas njëshme në fronte lirie dhe emrat e këtyre dëshmorëve të familjes Buqa do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës./www.QendraPress.com/