Çaste poetike me poeten;Bukurie BUÇPAPAJ
KJO NATË
——————————-
Kësaj nate magjike marsiane
deti po e puthte hënën,
Frymëmarrjen, epshtare,
i’a përtypte, me aq endje.
Ngjaka kjo natë sonte një serenatë.
Muzgu përtyp perëndimin,
Ashtu ngadalë, ngadalë,
shushurit me përtesë
fjalëkalimin,
Kësaj brambullije i fëshfërin pa fjalë.
A thua bota po fle nga mëkatet,
Dashurohen njerëzia vallë në këtë çast
Vetëm poetit nuk i lidhen fjalët,
Inspiruar në çdo detaj, në çdo çast.
Po yjet vallë ku janë nuk duken gjëkundi,
mbase darkojnë me ëndrrat e fjetura,
Vjershëtorit dritëndezur ikur gjumi.
Qetësisht, krijon, poezi, poema.
Me figuracione,metafora gjithsesi,
Veç askush nuk e kupton atë ,
madje, madje as ai veten e tij.
/www.QendraPress.com/