Lajm i trishtë: ka ndërruar jetë njeri nga profesorët e çmuar të Kosovës Mejdi ELEZI
Në mëngjesin së dielës 31 mars 2024, ka , ndërruar jetë njëri nga profesorët universitarë më të çmuar në Kosovë Mejdi Elezi .Profesor Mejdiu, ishte njëri nga profesorët historianë që i ka dhënë shumë arsimit në Kosovë, Fillimisht si profesor në Shkollën normale të Prizrenit, po kështu, edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë e më vonë në Fakultetin e Gjakovës profesor universitar . Ishte njëri nga themeluesit Fakultetit të Edukimit, e ku punoi në ;Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë, Ai ishte Dekan i Fakultetit të Edukimit deri në pensionim duke lënë vepra të pashlyera. Veprimtaria e profesor Mejdi Elezit ka qen një veprimtari universale në të gjitha sferat, sepse në të gjithë rrethanat ai ishte për arsimin shqip, punoi edhe nën tytat e armikut që shkolla shqipe të mbijetojë. Ai do të mbahet mend si një profesor që mbi të gjithë e ka dashur shkollimin .Ai ishte bashkëshortë i një mësuese të njohur të muzikës Nexhibe Bukoshi -Elezi,dhe baba i profesoreshës universitare tashmë edhe një ambasadore e Kosovës në botë Lule Elezi dhe baba i Dr, Hektor Elezit. Veprimtaria e profesor Mejdiut, në sferën atdhetare ishte një emblemë titanike për arsimit shqip, Andaj, ai do të kujtohet gjatë në brezat që ku ishte profesor e personalitet i çmuar e historiografisë kombëtare. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 31.03.2024 me Ikindi në varrezat e fshatit Livoq i Ulët vendlindja e Profesorit,Komuna Gjilanit. Ai gjithë veprimtarinë jetësore të tij, e ka bërë ne qytetin e Besëlidhjes shqiptare ne Prizren. E pamja për të nderuar Prof.Dr. Mejdi Elezi, mbahet 3 ditë (nga 1- deri me 3 prill) Vendi: Hotel ‘’Theranda’’, Prizren me fillim nga ora: 10:00-16:00.,njoftojnë familja Elezi .Atij i lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe emri tij do të mbahet mend si një profesorë i çmuar e i respektuar në gjithë kombin shqiptar/www.QendraPress.com/