Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe stafi i tij, sot, ka pritur Ambasadorin e Austrisë në Kosovë.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe stafi i tij, sot, ka pritur Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku pas një bisede të gjatë bashkarisht, kryetari Totaj tha se sot, pata privilegjin ta pres ambasadorin e Austrisë dhe kemi bashkëbiseduar për shumë tema të rëndësishme pasi që ne ke mi pasur një bashkëpunim edhe të mëhershëm me ADA që vepron e punon në projekte të ndryshme në Prizren. Pastaj kemi bashkëbiseduar edhe për bashkëjetesën që ka ky qytet si dhe deversitetin kulturor që Prizrenin e dallon nga qytete tjera, Ky takim ishte shumë i përzemërt dhe pasi që tashë jam edhe nënkryetar i Partisë keni trajtuar edhe tema nacionale.
Kurse në pyetjen tonë se është kryetari Totaj apo Prizreni shkas që ka kaq shumë vizita ambasadorësh keni. Kryetari me modesti tha se është Prizreni arsyeja që vijnë shumë ambasadorë. Derisa Ambasadori Sshnetzer, tha ae destinacioni i parë pas Prishtinës është Prizreni dhe unë sot, para rastin ta takojë kryetarin dhe kemi bashkëbiseduar për shumë tema si kulturore arsimore etj , Ne e mbështesin festivalin ‘’Dokufest ‘’ por kemi bashkëpunim edhe me Universitetin e Prizrenit dhe këtë bashkëpunim edhe në të ardhme do a shtojnë tha ai kur e pyetëm se çka presin në të ardhmen Prizreni në bashkëpunim me qeverinë austriake.