Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti,jep versione se si mund të rrëzohet Qeveria Kurti.

                      Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti,dhe anëtarë i kryesisë së Kuvendit, jep versione se si mund të rrëzohet Qeveria Kurti. Ai  pohon se  opozita duhet ti ketë numrat  dhe po kështu jep  versione  se Qeveria mund të rrëzohet edhe me protesta…

 Ai shprehet se ‘’ Më erdhi çudi nga partitë opozitare që e filluan garën zgjedhore, me akuza e kundër akuza realisht të pabesueshme për elektoratin . Por sot, dua( kuptohet nëse më lejoni), tua jap një mesazh nga përvoja ime: Nëse opozita dëshiron diç nga Albini, atëherë le të kërkojnë të kundërtën që e dëshirojnë, sepse pozita asnjëherë dhe në asnjë vend nuk i përgjigjet pozitivisht kërkesave të opozitës. Për ta detyrua qeverinë me i shpallë zgjedhjet e parakohshme duhet me i pasur numrat ose popullin duhet me pasur me veti e përmes protestave me detyruar qeverinë me dhënë dorëheqje. Mendoj që Albini, ka projektet e veta, të cilat nuk i ka publikuar sepse e ruan zarin për procesin zgjedhorë. Gjatë opozitarizmit të partive politike aktuale, beteja politike ka qenë e vakët dhe gatishmëria për tu përballuar me pozitën në rrugë dhe parlament me argumente që do e shqetësonin pozitën ,ka qenë më e dobët, krahasuar me mundësitë e argumentet e pa argumentuare përmes sistemit të drejtësisë, të cilat po të ishin argumentuar, dobësimi i qeverisë do ishte padyshim i madh. Mendoj që Albini, është në proces të negociatave por edhe me zgjedhjet në Veri, prandaj edhe duhet ta mbajë pushtetin që edhe këtu para Bashkësisë Ndërkombëtare të jetë në rregull. Para disa muajsh, një përfaqësuesi një shteti mik më pyeti, “ përse opozita nuk është e interesuar ta marr pushtetin politik, duke e rrëzuar Kurtin?” Për mua ishte pyetje e çuditshme, më tregoj pastaj se përgjigja e liderëve të opozitash kishte qenë e çuditshme. “ ne duam të bëjmë betejë institucionale” që një betejë e tillë nuk bëhet as në Suedi e Holandë. …’’ kjo ishte  një nga  format  e deputetit Haliti se si mund të rrëzohet Qeveria  Kurti/www.QendraPress.com/