Çaste poetike me poeten;Albina CEKA
NJË VETËTIMË
—————————————–
Zbriti një vetëtimë prej qiellit,
Preku, trazoi vetminë e një zemre,
Lotët ia thau siç than shiun rrezja e diellit,
Mendjen ia çliroi siç çlirohet qielli prej reve.
Gabimet u varroset atje ku nisen….
Këmbët tërhoqen rrëshqanë dredhitë,
Si minj të ngordhur rrugës i braktisen,
Fytyra e vyshkur lulëzoi, doli në dritë.
Një vetëtimë, një shkëndijë, një lëvisje,
E krahët nisen të riun fluturim,
Një vetëtimë, një dritë shansi që prisje,
E fati i arratisur u kthye sërisht në të shejtin drejtim.
31/05/2024
Rovereto Itali
/www.QendraPress.com/