Çaste poetike me poeten:Adelina PALI

FLETË TË BARDHA

———————————

Shfletoj e shfletoj ditarin tim

Ku mes fjalëve ndrit emri yt.

Ngërҫi më mbërthen këtu tek rri,

Sa larg ike, më s’t’i shoh dot sytë.

Netëve pa gjumë kujtoj dashurinë tonë,

A e di, ke plagosur një zemër!

Le pas hijen dhe veҫ një jehonë,

Harrove se kjo ndjenjë ka një emër.

Këto fletë mbetën të virgjëra, të bardha,

S’e di ҫ’kam që nuk shkruaj dot më.

Pëllëmbët ngre lart si dy pulëbardha,

Dua të shpërthej mes mallit me zë.

Mbyll ditarin, s’shkruaj asnjë fjalë,

Mbyll dhe sytë, kërkoj pak qetësi,

Por përbrenda më përvëlon një mall;

Qetësia e shpirtit ishe vetëm ti.

Ah, e di, fjalët e arta i harrova,

Fletët e bardha po i mbulon vesa.

S’di ҫ’thashë, por asgjë nuk shkrova,

Ndjenjën ma ka mbuluar harresa…

ADELINA PALI

/www.QendraPress.com/