Drejtoria e  Shërbimeve Publike, pos një  varg punësh në qytet, edhe në fshatra  po realizon shumë  projekte .

  Drejtoria e  Shërbimeve Publike, pos një  varg punësh në qytet, edhe në fshatra  po realizon shumë  projekte  tregon drejtori Çelë Lamaj .Komuna e Prizrenit është duke realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore në fshatin Piranë. Tetë rrugë janë duke u shtruar me kubëza, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të këtij fshati. Përveç kësaj, është investuar edhe në sistemin e kanalizimit fekal, ku janë shtruar 600 metra kanalizim brenda fshatit. Këto investime nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Piranës dhe për të zhvilluar më tej infrastrukturën lokale .Kurse  projekte të kësaj natyre  po  bëhen edhe në  Has. Si shembull atje është shtruar rrugë  për Karashëngjergj dhe ka një  varg  punësh që po bëhen edhe atje. Kurse  tashmë  në  ‘’Shadërvan’’janë intensifikuar  punët dhe  prite që  sezoni ta  gjejnë të  rinovuar pjesën më të madhe edhe  sheshin  e këtij qyteti./www.QendraPress.com/