Smajl Latifi ngushëllon familjen e 17-vjeçarit që vdiq pas aksidentit me motoçikletë
Në një postim të bërë në Facebook, ai ka ngushëlluar familjen e 17-vjeçarit.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”! Adonisi pushoftë në paqe”, thotë ai.
Reaprti policisë njofton;
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij’’