Çaste poetike me poeten: Adriana Kongjini BALA.
Ç’bukuri paske moj Zanë
______________________________
Ç’ bukuri paske moj Zanë,
Sa e ëmbël je,
Me je futë brenda në xhanë,
Ç’bukuri që ke,
M’dridhet trupi kur shkon pranë,
Ma bën me hile,
Aromë e luleve që” mbyt” dynjanë,
Qafë sorkadhe,
Mbi gjunjë ma mban fustan,
Fuqia ç’mu pre….
Eja moj pak se s’duroj,
Sa e ëmbël je,
Filloj buzën e kafshoj,
Shpirt fare nuk ke,
Tek Babai do tè kërkoj,
Qe të vish me ne,
Kopshtin me lule do shtoj,
Sa e bukur je,
Edhe pse sdi ..do pikturoj,
Bukurin që ke,
Suzanë e bukur më shëro,
Siklet mos më le,
Në krahët e mia të të përqafoj,
Do “fluturoj” mbi re….
/www.QendraPress.com/