Çaste poetike me poeten;Neila HIMA
Disa njerëz shijojnë detin,
Ndërsa të tjerë thjeshtë lagen,
Të tjerë pinë kafe dhe ujë,
Disa të tjerë verë,birra, mish gatis!
Disa njerëz lule mbjellin,shërbejnë,
Të tjerë shijojnë ndërsa rriten,lulëzojnë,
Të tjerë jetojnë duke gllabëruar,
Tjerë mendjen se vrasin fare!
Ka njerez fshihen skutave,
Tjerë përballen me drejtat e tyre,
Disa qëndrojnë,zeri nuk ndihet,
Kur me mendjen tyre janë zhdukur!
Ka njerëz qëndrojnë në shi,
Tjerë i gëzohen rrjedhës,
Rrjedha kapërcen dhimbjet,
Dhimbjet tjetrit se ndjejnë,
Kohën merre qetë e shtuar,
Përballu sfidave jeta të dhuron,
Veprat le të flasin,jeta le rikuperojë,
Prefero padukshmërinë si perlat ne gjerdan!
/www.QendraPress.com/