Çaste poetike me poetin;Milaim BERISHA

Kush mungon?

( E kaluara, sikur sot.)

————————————-

Sot shpërthej një mall i rënd

desha dy fjalë me i shkrua,

për çudi ky laps rebel

nuk do fare me dëgjua.

Ja dhe ora e parë filloi

orën desha me shënua,

m’dridhej dora, lapsi m’rrëqishte

një gjë t’tillë s’desh me pranu.

Kush mungon? Pyes kujdestaren

sypërlotur më shikon,

buza i dridhej, s’mund të fliste

tha:- Ylfetja, shoqja jonë.

Emocione gjithandej

më nuk munda me u përmbajtë,

se fiziku m’u është dobësuar

zemra donte veç me qajt.

Me dënesë qan n’çosh të dhomës

shkreta nënë lotët s’i mbanë,

unë i mbyllur n’vetmin time

nuk e di nga t’ia mbaj.

Qershor – 20

/www.QendraPress.com/