Çaste poetike me poeten; Miranda Troci Derti

Ajo dashuroi ëndrrën!!

—————————–

Në ëndrrat e heshtura fjetur e dashuruar..

Në thërrmijat e mbetura mjerisht mëkuar..

Vendimesh kokëforta pabindshëm nuk dorëzohem.

Vetvetishëm dënuar përdhimbshëm maltretohem..

Në zemrën e ftoftë kurrë vend s.gjeta.

Në ëndrrën e vrazhdë vitesh aty fjeta.

Dashurova lotin e nxehtë përvëluar…

Venat rrudhur ngushtshëm ngushtuar..

Mëngjesesh të zymta përditshëm pijva lotin.

Ajo dashuroi ëndrrën dhe veten e mallkoi.

Shtirjes sensuale aktrueshëm buzëqeshur.

Në vorbullën e mashtrimit zier e pjekur..

Embëlsisht tërheqjes në makthin e rënë.

Pangopshëm trazon plagën që eshkë ka zënë..

Stilist i vetëdijshëm të zezën bërë modë.

Brenda asaj plage dhemb ashti thellë në kockë..

/www.QendraPress.com/