Çaste poetike me poetin:-Rizah RESHANI

ERA E JETËS
—————————
Era e jetës na ndau
E kurrë as kafe nuk pimë
Ty kurbeti të vrau
Unë desha veç shtëpinë…
Ti ike rrugëve të botës
Duke kërkuar parajsën e ëndërruar
Unë mbeta dashnor i tokës
Dhe kurrë nuk jam penduar.
As ty nuk të akuzoj kuturu
Se vendlindjen kurrë s’ e harrove
Gjatë tufanit ishe këtu
Si më i miri ushtar luftove.
Pastaj ike prapë në Perëndim
Atje kishe fëmijët dhe familjen
Unë mbeta në fshatin tim
Munda zhgënjimin dhe dhimbjen.
Çudi si s’u takuam kurrë
Të flasim për artin dhe lirinë
Ujë të pimë në të fresktën gurrë
Ta vrasim bashkë mërzinë.
/QendraPress/