Çaste poetike me poeten;Fikrushe PODRIMJA

Edhe nëse…

————————–

Nëse dallgët e detit

Ngritën më tërbime

Unë rri larg tyre

E ruaj qetësinë time!

Edhe kur stuhia

Tinëzisht me nget

Vazhdoj unë rrugën time

Ajo ikën rrugës se vet!

Edhe kur ujku i tërbuar

Pas me ndjekë me vrap

Unë në sy e shoh…

S’më frikëson aspak!

Qetësia shpirtërore

Është një madhështi

Që të bën të ndjehesh

I plotë si njeri!

/www.QendraPress.com/