Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot kontratat me disa nga përfituesit e subvencioneve të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot kontratat me disa nga përfituesit e subvencioneve të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit.
Këto subvencione janë ndarë për organizatat që ofrojnë shërbime sociale, me fokus të veçantë mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, të cilat do të ndihmojnë në forcimin e kapacitetit të këtyre OJQ-ve dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për ata që kanë nevojë.