Dëshmori i betejës së Kosharës. Sinan Sahit Thaçi- Shkruan;Durak THAÇI

Dëshmori i betejës së Kosharës. Sinan Sahit Thaçi u lind më 10 janar 1962 në Zojz të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa për shkak të kushteve të vështira ekonomike nuk arriti ta përfundonte shkollën e mesme. Që në rini u dallua për ndjenjat e tij patriotike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Gjatë viteve 1988–1989 mori pjesë në protestat gjithëpopullore kundër politikës së regjimit serb. Në vitet e vështira të pasluftës Sinani u largua përkohësisht në mërgim fillimisht në Slloveni e më pas në Zvicër. Megjithatë thirrja për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës e ktheu në atdhe. Sinan Thaçi ishte pjesë e organizimit për një rezistenc të armatosur ndaj pushtusëve serbo-sllav dhe pas dëbimit të popullsisë shqiptare në mars 1999 kaloi në Shqipëri. Atje u angazhua në radhët e UÇK-së dhe u përgatit në Qendrën Stërvitore të Kalimashit. Më pas u inkuadrua në Brigadën 138 Agim Ramadani e cila mori pjesë në Betejën e Koshares. Për shkak të përvojës dhe aftësive të tij ushtarake Sinan Thaçi u emërua komandant togu. Më 14 prill 1999 u dërgua me njësitin e tij në vijat e frontit në Koshare. Sinan Thaçi ra heroikisht më 29 prill 1999 në vendin e quajtur Rrasa e Zogut në Koshare gjatë luftimeve të ashpra të UÇK-së kundër forcave serbe. Fillimisht u varros në Bajram Curr ndërsa më vonë u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare së bashku me dëshmorët e tjerë të rënë në atë betejë. Sinan Thaçi kujtohet si një luftëtar i vendosur i përkushtuar dhe trim pavarësisht se ishte kryefamiljar dhe kishte përgjegjësi ndaj familjes zgjodhi ti bashkohej luftës për lirinë e Kosovës.Në vendlindjen e tij në Zojz figura e tij vazhdon të nderohet. Shkolla e fshatit mban emrin Sinan Thaçi në qendër të fshat është ngritur lapidari ndërsa çdo vit organizohen veprimtari përkujtimore në nderim të tij. Sinan Thaçi mbetet një nga figurat e kujtesës së Zojzit dhe një dëshmor i Betejës së Koshares jeta dhe sakrifica e të cilit lidhen me luftën për çlirimin e Kosovës. Lavdi e përjetëshme për Dëshmorin Sinan Thaçi/QendraPress/