Çaste poetike me poeten;- Xhevrije Kurteshi NIMANI

SHPRESA
————————–
Sot u zgjova me shpresën
E një dite të re, të bardhë
Nuk e di nga më erdhi kjo fuqi
Ndoshta nga ëndrra për shërimin
E plagëve të atdheut
Ka kohë që ëndërroj e lutem për ty
I shtrenjti im atdhe
Të të shoh një ditë nuse me kurorë
Të të puth në ballë
E të të them
Ma gëzofsh bashkimin
Shpresën kurrë nuk e humba
Sepse besoj se një ditë
Do të zgjohet kënga e lashtë
Do të hidhet vallja pellazgjiane
Dhe ne, të gjithë së bashku
Do t’i ngremë gotat për jetë e mot
Qofsh e bekuar, moj Shqipëri
Bijë e lashtësisë
Ne rrënjë ilire e pellazgjiane
Dhe me një zemër që s’di të vdes.
/QendraPress/