Çaste poetike me poeten;-Marigona KELMENDI

Puthje

———————-

Përsëritur ta kam

Pa fund herë

Shkronjën Z

Shoqëruar me emrin tënd

E në mur më rri një hije

Pret ta bësh të gjallë

Lart tek ikin furtunat

Më uron fat të bardhë

O sa të bardhë

Atëherë

Le ta shkruajmë të dy

Historinë që filluam

Një rruge të gjatë

O sa të gjatë

Me lulekurorat që ti aq shumë i do

Më thuaj ç’etje të rëndon

Ti syri im me aq vezullim

Kur gotat i theu dehja

O ç’dehje

E mua më mbeti kujtimi

Me ca tinguj serenatash

E një hije ma puth dorën

Më thuaj mos je ti

*MarKeL De

/QendraPress/