U përurua një prej rrugëve të reja të shtruara me kubëza në lagjen “Jeta e Re

U përurua sot një prej rrugëve të reja të shtruara me kubëza (526 metra) në lagjen “Jeta e Re”, në kuadër të projekteve për ndërtimin e infrastrukturës në lagjet e qytetit të Prizrenit.

Ky investim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka qenë nevojë e kamotshme e banorëve të kësaj pjese për ta lehtësuar qasjen në pronat e tyre si dhe ta përmirësojë cilësinë e jetës, sidomos gjatë sezoneve me lagështira.