Fryma poetike e së dielës me poetin;Bekim BLAKU
VET POEZI
————————
E gjithë jeta
është vet poezi,
e them unë
më mirë ta nxjerr në letër,
druaj do na ikën
pa diktuar disi,
po s’e bëra vet
do harrohet përgjithnjë
o e bën një tjetër (i pa)njeri
e, mbase e shkruan
në mënyrën e tij
do jetë më ndryshe
këtë e di
do jetë një jetë tjetër
Mjaft shkruan të tjerët
siç deshën
biografitë tona
uroj ta ndryshojmë
tevona…
Bekimi
14 shtator 2024
BERLIN
/www.QendraPress.com/