Fryma poetike e së dielës me poetin;Skender BERISHA
KËSHILLA E TRETË
——————————-
Më merr paskajshmërisht butësisht
se nuk e duroj këtë natë të trishtë
po ndehet napa e natës së lagësht
diçka lëviz më duket shumë ngathët
Mos u ndal së kërkuari ç’të duhet
dua të të dua gjë le t’mos thuhet
fundin nuk ia shoh natës së sontme
veç te endem atyre pjesëve të kolme
Një rend puthjesh po e pret atë tjetrin
duke çarë buzën e rreshkur si pjepnin
pos mjalte tjetër gjë ç’do t’më jepnin
Deri nesër e fillojmë sërish atë ritmin
që e mësuam ndër ndeshjet e mira
dashje pas dashjes na ishin të dëlira
/www.QendraPress.com/