Fryma poetike e së dielës me poeten;Shyrete DEMAJ
MË LINI..
—————————–
Më lini të tretem
në një rreze dielli
në një sumbull vese
piklë uji të mbetem.
Më lini të shkrihem
në një fjalë të vetme
që i jep kuptim
kësaj jete.
Më lini të jem
ai tingull i ëmbël
që nga zemra e dashuruar
shpërthen
Më lini të jem
ai shpirt i lirë
të kthehem në varg
nuk e kam vështirë.
Më lini të jem lule
që çel në çdo stinë
të thahem, hedh farat
veç për dashurinë..
Sh. D
/www.QendraPress.com/